Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, ka përshkruar takimet me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, si vëllazërore, duke theksuar thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Kosovë dhe Shqipëri.
Në konferencën e përbashkët për media, Konjufca tha se gjatë takimit u diskutua për koordinim të plotë në politikën e jashtme dhe forcimin e kapaciteteve diplomatike të brendshme. Ai theksoi se shumë marrëveshje që lidhin dy shtetet janë realizuar gjatë mandateve të qeverive të mëparshme, ndërsa shumë të tjera presin të realizohen gjatë këtij mandati.
Takimet tona janë vëllazërore. “Në këtë frymë diskutuam sot për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, për koordinim të plotë në politikën e jashtme dhe për forcimin e ndërtimit të kapaciteteve tona të brendshme diplomatike. Shumë punë që kanë ndërlidhur fort republikat tona janë bërë gjatë mandatit të qeverive tona, e shumë të tjera presin që të bëhen gjatë këtij mandati. Kosova është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të cilat ne i kemi nënshkruar gjatë viteve me Republikën e Shqipërisë — e ato janë mbi 140 — dhe për afrimin e dy shteteve tona e po ashtu edhe të shoqërive tona në çdo fushë të jetës”, tha ai./Arbresh.info
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...