Instituti për Studimet e Luftës Hibride “Octopus” është duke mbajtur konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”.
Në këtë konferencë po flasin përfaqësues vendor e ndërkombëtarë, të cilët po japin pikëpamjet dhe mendimin e tyre rreth pushtimit rus ndaj shtetit ukrainas.
Në mesin e panelistëve është edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca.
Gjatë fjalës së tij, Konjufca tha pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës kanë ndikuar në Kontinentin Evropian në paqe e siguri, në politikë e gjeopolitke, më shumë se sa në luftën e dytë botërore.
Konjufca ka përmendur sulmin terrorist të një viti më parë në Banjskë, nga një formacion paraushtarak serb, duke thënë se skenari i kësaj ngjarje është identik me pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014.
Ai ka thënë se as Rusia nuk ka hequr dorë nga bota ruse e as Serbia nuk ka hequr dorë nga bota serbe. Konjufca deklaroi se trupat paramilitare serbe të mbështetura nga Serbia e synuan në mënyrë të hapur aneksimin e veriut e Kosovës.
Sipas tij, përpjekja për destabilizm në Bosnjë dhe Hercegovinë, refuzimi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovëm dhe sulmi terrorist në Banjskë tregojnë për qëllimin e vërtet të Serbisë, e që nuk është qëllim normal, është qëllim i federatës ruse./rtk
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...
Ulutas vizitë në Bruksel, Shekerinska: NATO e përkushtuar pë...