Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, i cili e ka uruar për detyrën e re dhe konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kryekuvendari Konjufca e falënderoi z.Kostilnik për urimin dhe shprehu interesimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit, Konjufca shfaqi shpresën se në një të ardhme të afërt zgjerimi i marrëdhenieve bilaterale do të kulmojë me njohje të Kosovës nga Sllovakia.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike, situatën me pandeminë, si dhe masat e ndërmarra për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19./arbresh.info/
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht