Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth vendimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të caktuar 22 gushtin si datë për shpërndarjen e legjislaturës aktuale.
I pyetur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se pse data e shpërbërjes së Kuvendit nuk është caktuar më herët, ai është përgjigjur: “Është shtyrë për shkak që Lidhja Demokratike e Kosovës u pajtua me Partinë Demokratike të Kosovës”.
Sipas tij, LDK u pajtua me PDK’në për 22 gushtin “për shkak se LDK s’ka kandidat për kryeministër”.
Konjufca ka thënë se nëse Kuvendi do të shpërndahej më herët, “LDK’ja do të kishte hyrë në fushatë pa kandidat. Ky është disavantazh i madh”.
Konjufca ka vlerësuar se “LDK’së po i duhet kohë”, prandaj është pajtuar që shpërndarja e Kuvendit të ndodhë më vonë. /Express/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje