Kryekuvendari Glauk Konjufca në procesin e dialogut Kosovë – Serbi ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve s’po ndodh për shkak se Serbia po i shkel parimet e saj.
“Problemi është që Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes, njëra nga to duke mos e pranuar fare Kosovën si shtet as de-facto dhe atë principin e Kosovës për anëtarësim në institucionet evropiane”, ka thënë ai në konferencën për media pas takimit me homologun zviceran, Eric Nussbaumer.
“Marrëveshja përbëhet nga parimet të cilat duhet të hyjnë në fuqi në momentin që është pranuar nga ana e Serbisë. Parimet e përbëjnë frymën e marrëveshjes dhe ato s’kanë afat. Nuk mund të thuash me 1 janar të vitit 2025 do të fillojë zbatimi i parimit. Në nenin e dytë të marrëveshjes e keni barazinë sovrane mes Kosovës e Serbisë. Ky parim nuk ka afat, nuk mund të thotë Serbia se me Kosovën do të sillet agresore dhe në një moment tjetër do të nis të bëhet fqinj i mirë”, ka thënë Konjufca./rtk/
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...