Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare “E Ardhmja e Transportit”, e cila po mbahet sot në Prishtinë, nën organizimin e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung.
Konferencën e hapi kryetarja e komisionit, Fitore Pacolli Dalipi, e cila foli për rëndësinë e kësaj konference dhe rezultatet e synuara.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fjalën e tij para të pranishmëve, e konsideroi të një rëndësie të veçantë mbajtjen e kësaj konference.
“Tema të cilën po e trajtojmë sot është shumë e rëndësishme dhe ka marrë vëmendje tejet të madhe, sidomos pas zhvillimeve të fundit që po i shohim në botë, e veçanërisht agresionit rus në Ukrainë”, theksoi kryetari Konjufca.
Kreu i Kuvendit tha se çdoherë kur mendohet dhe diskutohet rreth transportit, duhet të mendohet për zhvillimin e qëndrueshëm i cili, sipas tij, kërkon edhe bashkëpunim mes palëve dhe sektorëve të ndryshëm, duke qenë në harmoni të plotë me komunitetin.
“Rrugët janë testamenti më i vjetër i njerëzimit për shkak të nevojës së njerëzve që të jenë të lidhur mesvete”, theksoi kryetari Konjufca.
Konferenca vazhdoi punimet me penalistët ndërkombëtarë, të cilët ndanë përvojat e tyre nga shtetet prej nga vijnë, për temën në fjalë. /arbresh.info/

Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?