Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon Taubadel, me të cilin diskutoi për proceset aktuale politike në vendin tonë dhe çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës.
Konjufca e njoftoi raportuesen von Cramon për angazhimet e institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve që lidhen me këtë proces, ndërsa shprehu kënaqësinë që tashmë edhe qytetarët e Kosovës gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes në Zonën Schengen.
Në takim gjithashtu u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të garantuar përshpejtimin e procesit të integrimit evropian./Arbresh.info/




Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...