Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim një grup prej 120 studentësh nga Universiteti i Vjenës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.
Pasi iu uroi mirëseardhje studentëve nga Austria, para tyre kryetari Konjufca shpalosi një historik të shkurtër të shtetndërtimit të Kosovës, duke përmendur kështu edhe sfidat me radhë.
“Kosova ka hasur në shumë pengesa dhe ka kaluar në shumë procese të rëndësishme deri tek arritja e pavarësisë”, ka thënë Konjufca.
Po ashtu, ai foli edhe për rolin e rëndësishëm të Kuvendit, për sigurimin e të drejtave e lirive të njeriut e të komuniteteve, për përfaqësimin e vullnetit të qytetarëve pa asnjë dallim, dhe për kontrollin mbi qeverinë, organet e tjera që zgjedh dhe për zbatimin e Kushtetutës e të legjislacionit në fuqi.
Në anën tjetër, studentët ishin shumë kureshtarë të dinin më shumë rreth Kosovës dhe proceseve politike me të cilat ajo përballet. Për këtë arsye ata parashtruan pyetje, të cilave kryetari Konjufca iu dha përgjigje konkrete./arbresh.info/
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...