Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot, me rastin e 1 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, ka pritur në një takim drejtuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara HANDIKOS.
Drejtori i kësaj shoqate, Afrim Maliqi, e njoftoi Kryetarin Konjufca në lidhje me aktivitetet e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe pozitën sociale të personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar më shumë përkrahje institucionale për këtë kategori të shoqërisë sonë.
Kryetari Konjufca ritheksoi nevojën që institucionet qendrore dhe ato lokale, por edhe shoqëria jonë në përgjithësi, të rrisin kujdesin dhe investimet në krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara. Ai njëherësh shprehu mbështetje për t’iu siguruar atyre mundësi të barabarta dhe jetë sa më të dinjitetshme. /arbresh.info/

Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...
Konfirmohet turbekulozi te lopët në një fermë në Viti
Muharrem Sahiti ka pasur kontakte me familjen e Erblin Osman...
“Do bëjmë çmos ta fitojmë ndeshjen” – Foda...