Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim Drejtorin e Qendrës Përkujtimore – Srebrenica, Emir Suljagiç.
Në takim u bisedua lidhur me të kaluarën e cilësuar nga krimet e luftës dhe gjenocidi i përgjakshëm i Serbisë ndaj popullit shqiptar dhe boshnjak, si dhe për nevojën e bashkërendimit kundër përpjekjeve që duan të cenojnë apo fshehin qëllimtazi të vërtetën, kundër tentativave për të vonuar apo shmangur vendosjen e drejtësisë.
Konjufca theksoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar një rezolutë përmes së cilës e njeh zyrtarisht si gjenocid masakrën e Srebrenicës, duke konfirmuar kështu mbështetjen e pakursyer ndaj Bosnjë-Hercegovinës në këtë drejtim.
Drejtori Suljagiç e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehu mirënjohje për miratimin e kësaj rezolute nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si dhe potencoi rëndësinë e bashkëpunimit, për të ekspozuar sa më efektivisht krimet e luftës dhe gjenocidin, për të mbrojtur dinjitetit dhe të vërtetën, të cilën Serbia në mënyrë shtetërore përpiqet ta fshehë apo shtrembërojë./Arbresh.info

Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...