Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim autoritetet rajonale të institucioneve për mbrojtjen e të dhënave personale, në përbërje Krenare Sogojeva – Dërmaku, Komisionere e Agjencisë së Kosovës për Informim dhe Privatësi, Besa Velaj, Shefe e Kabinetit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga Shqipëria, Leonora Kadriji, Sekretare e Përgjithshme e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga Maqedonia e Veriut dhe Muhamed Gjokaj, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit nga Mali i Zi.
Në takim u diskutua për shkëmbimin e përvojave, thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, sfidat dhe të ardhmen e mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me standardet evropiane.
Kryetari Konjufca theksoi rëndësinë e kësaj fushe, teksa vlerësoi përpjekjet për rritjen e nivelit të sigurisë përballë zhvillimit të teknologjisë dhe globalizimit digjital të informacionit.
Autoritetet homologe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po marrin pjesë në punimet e Konferencës Rajonale për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, organizuar për herë të parë në Prishtinë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi e Republikës së Kosovës. /arbresh.info/

KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...
Cilat janë dyshimet ndaj tre kryesuesve të QKN nga grupi i p...