Gjatë qëndrimit në Budapest, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u prit në një takim të veçantë nga homologu i tij hungarez, Laslzo Kover.
Të dy homologët folën lidhur me nevojën e forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha të interesit reciprok.
“Kosova dhe Hungaria tashmë kanë një histori suksesi të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe kjo marrëdhënie e shkëlqyer duhet të thellohet më tej”, theksoi kryekuvendari Konjufca.
Kryekuvendarët Konjufca dhe Kover ndanë mendimin e përbashkët lidhur me domosdoshmërinë e vazhdimit të politikës së zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë kontekst, kreu i Kuvendit të Kosovës kërkoi nga homologu i tij mbështetjen e Hungarisë brenda BE-së për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. /arbresh.info/

Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje