Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka komentuar kandidatin e LDK-së dhe atë të PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Konjufca në DPT te Fidani ka thënë se Avdullah Hoti e Enver Hoxhaj të dy bashkë kanë më pak vota se Albulena Haxhiu.
“Këta të dy me i bë bashkë kanë më pak vota se Albulena Haxhiu, kështu i ka votu populli i Kosovës, e kam fjalën në zgjedhjet e fundit. Një parim universal të cilin e ndjekin të gjithë, ai parimi i mirënjohur, një metodë me të cilën fiton mos e ndërro, LDK-ja niset prej parimit të kundërt, një metodë me të cilën humbë mos e ndërro”, tha Konjufca.
Tutje ai ka komentuar edhe kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhajn. Konjufca tha se Hoti e Hoxhaj janë kryeministra kukulla.
“Unë menoj që pak a shumë populli i Kosovës e ka përceptim të tabluar se ashtu siç është realcioni i Avdullah Hotit me Isa Mustafën njëjtë është edhe relacioni i Enver Hoxhajt me Hashim Thaçin ose Kadrin Veselin. Këta janë kryeministra kukulla, ne nuk kemi nevoje për kryeministra kukulla”, ka thënë Konjufca.
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney