Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Kryetari Konjufca, duke iu uruar mirëseardhje, ka thënë se po mos të ishte Shqipëria, Kosova nuk do ta kishte pavarësinë e saj.
“Çdo moment qysh nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, të jesh i Kosovës e i Shqipërisë ka qenë e njëjta gjë. Dhe kontributi na tregon që çdo hap që kemi bërë e kemi bërë së bashku. Po të mos ishte Shqipëria nuk do të vinte as pavarësia e Kosovës. Prandaj jemi që të krijojmë sa më shumë institucione të përbashkëta”, ka thënë Konjufca në këtë takim./eo/
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...
Gjuetari kërcënon me jetë fotografin e natyrës, Arian Mavriq...
I dënuari për tentim vrasje arrestohet në Gjilan, dërgohet n...
Bardiqi flet për deklaratën “karate”: E përdora si sarkazëm,...
Lladrovci: Partitë me taban atdhetar i vërejnë dredhitë poli...
Seanca për presidentin shtyhet për në orën 14:00