Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur edhe për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve.
“Nëse ne themi LDK-ja është e keqe se na rrëzoi një qeveri që ishte e mirë, e pikërisht për këtë arsye është që ne e favorizojmë PDK-në për të bërë koalicion në zgjedhjet e ardhshme, kjo është gabim. Nuk ka kësi pozicioni. Pozicioni është që ne shpresojmë që Vetëvendosje t’i fitojë këto zgjedhje dhe të formojë një shumicë të madhe në Kuvend”, tha ai, në “Debat Plus”.
“Deri tash bashkëpunimi i sigurt është vetëm me Vjosa Osmanin. LVV nuk shkon përtej kësaj”.
“Koalicionin me PDK nuk e favorizojmë”, u shpreh ai.
I pyetur nga analisti imer Mushklolaj nëse mos favorizimi nënkupton edhe mos përjashtim, Mushkolaj është përgjigjur.
“Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019, tash është vetëm mos favorizimi”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?