Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë për vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka kritikuar qeverinë Haradinaj për ndarjen e mjeteve financiare nga rezervat shtetërore.
“Dy pikat e para se si shtrohet argumentimi për shpenzimin janë krociale dhe tregojnë saktë se qysh shkon kjo procedurë. E para që shpjegohen rrethanat për këto fonde dhe e dyta që shpjegohet pse këto rrethana nuk kanë mund të parashikohen. Ajo çka është trondiste ka të bëj me festën e pavarësisë, kjo qeveri nuk e din kur është pavarësia e Kosovës apo si është puna, kjo datë nuk luan”, ka theksuar Konjufca
Tutje, ai ka pyetur se si është e mundur që shpenzimet për pavarësi të merren prej këtij fondi dhe të lëkundën?
“Një vit i harxhojmë 200 mijë euro, tjetrin 500 mijë askush nuk jep përgjegjësi. Një emblemë e blejnë 5 euro, ajo kushton 50 cent. Në Kosovë kemi dy lloje të keqpërdorimeve ato në stilin e tenderëve me presion, me direktiva, me manipulime të ndryshme, si e kemi parë edhe rastin e Blerim Dinës që ia kanë lyp tenderin për autostradën për Gjilan”, ka thënë Konjufca./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/577394202758665/?notif_id=1552302337092652¬if_t=live_video_explicit
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...