Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka folur për shkarkimet që po ndodhin nëpër borde publike.
Konjufca, në RTV Dukagjini ka thënë se shkarkimi i Nijazi Thaçit nuk ka të bëjë me lidhjet e tij farefisnore që ka ky i fundit me Presidentin.
“Nuk kam asgjë personale me Nijazi Thaçin. Nuk e njoh e as nuk e kam parë kurrë. Fotografinë e tij e kam parë në portale”.
Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se Bordi ka bërë mirë që ja ka ndërprerë angazhimin publik zotit Thaçi pasi nuk e ka menaxhuar mirë punën në KEK.
Konjufca ka thënë se bandat e kanë penguar sot mbledhjen e Bordit të Telekomit.
Ai ka thënë se mbi 90% të anëtarëve të bordeve nuk janë anëtarë të Vetëvendosjes.
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime