Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin e sotëm në Çubrel, ku humbën jetën tre persona.
Me anë të një postimi në Facebook, ai u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë, shkruan Arbresh.info.
Konjufca tha se është thellësisht i tronditur me humbjen e tri jetëve në aksidentin e sotëm në magjistralen Mitrovicë – Pejë.
“Familjarëve të viktimave, miqve dhe të afërmve të tyre, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Shpirti i tyre u prehtë në paqe! Të lënduarve të tjerë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Konjufca.
Sipas njoftimit të policisë aksidenti me fatalitet ka ndodhur rreth orës 18:40, teksa në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë. Si pasojë kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Shkon në tre numri i të vdekurve në aksidentin Mitrovicë-Pejë
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...