Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 25 vjetorit të çlirimit tha se data e sotme është ditë e rikthimit të shpresës.
Ai tha se të panumërt janë viktimat e regjimit serb.
“Krimet e Serbisë morën përmasat e gjenocidit. Ne kujtojmë sepse duam padrejtësitë dhe pushtimi të mos përsëriten më. Në këtë seancë solemne shpreh nderim ndaj çdo dëshmori të rënë për lirinë e Kosovës”, tha Konjufca.
Konjufca tha se intervenimi i NATO-s ishte përmbyllje e një shekulli të triumfit të lirisë mbi ideologjinë fashiste.
“ Një popull që rezistoi për tokat e tij shekullore nuk kishte se si të mos të arrij ndihmën e aleancave euroatlantike. Intervenimi i NATO-s duke e bombarduar Serbin e Millosheviqit, ishte përmbyllje e një shekulli të triumfit të lirisë mbi ideologjinë fashiste. Lavdi të gjithë të rënëve”, tha ai./Arbresh.info/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot