Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Në takim është biseduar edhe për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast z. Konjufca theksoi se shteti norvegjez meriton falënderim të veçantë për përpjekjet aktuale lidhur me sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës dhe formave të tjera të ndihmës konkrete rreth pandemisë. Ai tha se ndihma e Norvegjisë është shumë e çmuar për Kosovën.
Konjufca ka falënderuar ambasadorin Grondahl për urimin, si dhe për bashkëpunimin në mes të dy shteteve, duke cekur sidomos projektin “Zhvillimi i Shërbimit Ligjor informativ për Kuvendin e Kosovës dhe Konsistenca Gjuhësore e ligjeve”.
Konjufca ka përmendur mbështetjen e vazhdueshme dhe substanciale që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe ngritjen e kapaciteteve në sistemin e drejtësisë./arbresh.info/
Konjufca dhe Ambasadori austriak flasin për pandeminë Covid-19
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...