Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në memorialin e të rënëve në fshatin Hallaq të Lipjanit.
Duke çmuar lart sakrificën sublime të të rënëve të kësaj ane, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Konjufca theksoi se ditët si këto janë ditë dhembjeje, por edhe krenarie njëkohësisht. Dëshmorët dhe martirët i dhanë Kosovës më të shtrenjtën e tyre, jetën, dhe gjaku i tyre është gurthemel i lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. Nderimi, respekti dhe kujtimi për të rënët do të jetë i përgjithmonshëm, tha ai.
Edhe me këtë rast, kryekuvendari Konjufca u shpreh se institucionet e Kosovës do të angazhohen me të gjitha kapacitetet për zbardhjen dhe ndëshkimin e të gjitha krimeve të Serbisë, të kryera në Kosovë.
Më herët gjatë ditës, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsion, ka votuar ndryshimet e tri neneve të Kodit të Procedurës Penale për lehtësimin e zbatimit të Ligjit për Gjykimin në mungesë nga ana e Prokurorisë.
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...