Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka reaguar pas kërkesës së deputetit të PDK-sëm, Nait Hasani për rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend.
Konjufca ka ironizuar duke thënë se ndoshta kanë pasur ndonjë pazar politik partitë në pushtet me votimin e Speciales e tash llogaritë nuk iu dolën ashtu, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se ky Ligj nuk mund të zhbëhet pa Listën Serbe dhe pa një projekt nacionaL.
“Kjo punë nuk bëhet spontanisht , kjo punë nuk bëhet pse na ka rënë ndër mend në njërën prej seancave plenare kur nuk është as pikë e rendit të ditës. Procedura është që duhet të zhbëhet në nivel kushtetues pasi e keni bërë amandament kushtetues me 80 e disa vota, edhe Listën Serbë duhet me bind. Do të ishte lajm shumë i mirë për Kosovën nëse do ta zhbënte Specialen por kjo duhet të bëhet me ndonjë projekt nacional, me një konsensus”, ka thënë Konjufca./Arbresh.info.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...