Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që u mbajt në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë në kuadër të aktiviteteve shtetërore të organizuara për ndër të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në kuadër të këtij manifestimi Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësuesin e Familjes Jashari, Rifat Jashari, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë Obeliskut të UÇK-së në ambientet e Kazermës “Adem Jashari”./Arbresh.info/

“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...