Duke komentuar raportet e Vetëvendosjes me SHBA-të, Glauk Konjufca ka thënë se ‘janë raporte të shkëlqyeshme”
“Shtetet e Bashkuara dhe mendoj se Ambasada në Kosovë mendoj se është mjaft e informuar që Vetëvendosja do të jetë fituese dhe mendoj që do të jetë një bashkëpunim i shkëlqyeshëm”, ka thënë Konjufca te Adi Krasta, shkruan Periskopi.
Ai ka thënë se ambasadori Grenell ‘është politikan shumë i pazakontë”.
“Grenell përbën një politikan që ushtron politikën në mënyrë shumë jotradicionale. Edhe në ato që i thoshte duket shumë i pazakontë, e para që na e tha kur e takuam, ai na tha se nuk i intereson politika, tha mos më flisni shumë politikë se mua më intereson ekonomia. Mirëpo, këtu jemi në Ballkan, jemi në Evropë dhe politika ka krijuar shumë shtrezime të problemeve dhe është mirë ta detektojmë shkaktarin”, ka thënë Konjufca./Periskopi/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026