Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se për shkak të rrethanave në të cilat ndodhemi, lëre që ka ndryshuar jeta e secilit në përgjithësi dhe mënyra se si e zhvillojmë atë, por edhe fushata zgjedhore.
“VV në njërën anë, kurse në anën tjetër të gjithë të tjerët të cilët përafërsisht i paskan qëllimet e njëjta, të cilat më së miri u zbuluan kur u bënë bashkë me rrëzu një qeveri e cila filloi të marrë disa vendime të rëndësishme për Kosovën, duke filluar nga negociatat e tek bordet e ndërmarrjeve publike.Apo kur ishte shfuqizimi i konsujve të paligjshëm, fillimi i kthimit të ambasadorëve të cilët kanë pasur një imunitet politik aty, që kishin hyrë në vitin e 56-të, përderisa ligji thotë katër vite, pra në secilën fushë sikur ato që i merrja unë në politikë të jashtme, apo në shëndetësi e drejtësi, e kjo siç duket nuk i pëlqeu dikujt dhe ata që se pëlqyen u bënë bashkë.Për këtë ne quajtëm referendum, a je për këtë gjendje apo do t’ia japësh një shanc ndryshimit”, tha Konjufca në Kanal10.
Ai gjithashtu deklaroi se po të mendonte qytetari që VV e ka gabim që po kërkohet shkuarja në zgjedhje dhe se Albin Kurti po e shkarkon një politikan shumë të ndershëm atëherë VV prej 27% kish ra në 12%
Përfundon aksioni në ARBK, zyrtaret e ARBK-së dyshohen për n...
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...
Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për ...
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI