Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në festën promovuese të turizmit të qytetit të Lezhës, “Shije Lezhe n’Prishtinë”, e cila u mbajt sot në Sheshin “Zahir Pajaziti” të kryeqytetit.
Në prani të kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, përfaqësuesve të institucioneve qëndrore e lokale, ambasadorit të Shqipërisë, Petrit Malaj e ambasadorëve të vendeve mike në Prishtinë, si dhe qytetarëve të shumtë, kreu i Kuvendit e konsideroi të veçantë këtë moment, ngase, siç tha ai, është e zakonshme që Prishtina të shkojë në Lezhë, por nuk është e shpeshtë që Lezha të vijë në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Konjufca tha se Lezha ka tre lloje të turizmit: turizmin e plazhit, turizmin historik dhe atë malor.
“Krahas turizmit të plazhit, Lezha ka edhe turizmin historik, i cili është shumë i rëndësishëm për shqiptarët, ngado që janë, sepse Lezha është kryeqyteti i besëlidhjes shqiptare, është kryeqyteti i Gjergj Kastriotit, ku shqiptarët e kanë lidhur besën për liri e për shpëtim. Dhe natyrisht ka turizmin malor, turizmin e natyrës. Mos ta harrojmë se ka edhe një gastronomi të shkëlqyeshme”, tha kryetari në fjalën e tij kryetari Konjufca./Arbresh.info/




Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari