Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi natën e mbrëmshme në Bullgari.
Konjufca tha se ky mëngjes na tronditi me lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur ne Bullgari.
“46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut njoftohet se kanë humbur jetën në autobusin që po kthehej nga Turqia.Ngushëllime familjarëve të viktimave, bashkëndjejmë dhe jemi me ta në këtë tragjedi, si dhe lutemi për shërimin sa më shpejtë të të lënduarve”, shkroi ai.
Ndryshe viktimat nga ky aksident i ndodhur në Bullgari janë shumica shqiptarë, ndërsa raportohet se drejtuesit e autobusit ishin maqedonas.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me shkaqet që çuan deri tek aksidenti që ndodhi mbrëmë, por dihet që në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...
Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...