Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për deklaratat e më hershme të kryetarit të VV-së, Albin Kurti i cili në disa raste kërkonte shkuarjen e ish presidentit Hashim Thaçi në Hagë.
“Kurti gjithmonë e ka mbrojtur UÇK-në. Edhe kur debatonte me Hashim Thaçin, Albin Kurti e mbronte UÇK-në. E kur ish presidenti e arsyetonte themelimin e Gjykatës Speciale, ai thoshte se këtë po e bën që të pastrohemi dhe se në një far forme nuk kemi qarë pa e bërë, sepse këtë do ta bënte OKB-ja”, ka thënë Konjufca në emisionin “Debat” të RTK-së.
Ai tutje tha se ish presidenti Thaçi ka bërë gabim kur ka insistuar në krijimin e Gjykatës Speciale.
“Krejt kjo u bë në emër të negociatave me Serbinë. Kjo na ka kushtuar shumë, sepse Serbia ndjehej komode dhe Vuçiqi për një moment e përmirësoi imazhin. Vuçiqit ish dashur t’i thuhej se ishte ministër i Millosheviqit dhe ai ka përgjegjësi penale për gjenocidin në Kosovë. Paramendoje, pika 22 e aktakuzës thotë se ka ndodhur një krim në Rahovec në vitin 1998. E unë e kam lexuar vet si 16 vjeçar se çfarë ka ndodhur në masakrën e Rahovecit. Rruga kryesore ka qenë e mbushur më shqiptarë të vrarë, e gjithë rruga. E aktakuza thotë se janë rrembyer disa serbë dhe nuk dihet për fatin e tyre”, ka thënë Konjufca.
Konjufca më pas tha se ata nuk e kanë bërë debatin me Thaçin për kohën kur ai ishte në UÇK-në.
“Ne kemi bërë debat me Thaçin për keqqeverisje, korrupsion, e jo për atë që ka bërë në luftë. Ne ketë dallim gjithmonë e kemi bërë, sepse në formacione të njëjta kanë qenë Fehmi Lladrovci, por para së gjithash Adem Jasharin. VV-ja është vendosur kombëtarisht kundër Gjykatës Speciale, kundër themelimit të saj. VV-në nuk mundesh ta akuzohesh dhe t’i hysh në hak në themelimin e Speciales si masë për eliminimin e Thaçit dhe Veselit politikisht”, tha Konjufca.
Ai tutje tha se ka disa në Kosovë që i janë gëzuar shkuarjes në Hagë të Thaçit dhe Veselit. /Arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron