Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka përkujtuar 28-vjetorin e Epopeja e Dukagjinit, duke e cilësuar atë si një nga momentet më domethënëse të rezistencës së armatosur të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca rikujtoi ngjarjet e 24 marsit 1998 në Gllogjan, ku, sipas tij, forcat serbe u përballën me një qëndresë të organizuar dhe të vendosur nga luftëtarët e UÇK-së.
Postimi i plotë:
Sot, në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, kujtojmë një nga momentet më domethënëse të rezistencës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 24 mars 1998, në Gllogjan, forcat pushtuese të Serbisë u përballën me një qëndresë të vendosur e të organizuar, që dëshmoi se vullneti për liri nuk mund të thyhet me rrethim, e as me forcë.
Ajo ditë nuk ishte vetëm një betejë; ishte një kthesë që e bëri të qartë se populli ynë kishte hyrë në një fazë të pakthyeshme të luftës për çlirim.
Sakrifica e dëshmorëve Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, si dhe e të gjithë luftëtarëve që qëndruan në vijën e parë, u shndërrua në themel të një frymëzimi të gjerë kombëtar.
Nga ajo ditë, qëndresa në Dukagjin nuk ishte më vetëm lokale, por u bë thirrje për mobilizim në mbarë Kosovën.
Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim për të kaluarën, por obligim për të tashmen dhe të ardhmen. Liria që gëzojmë sot është rezultat i guximit dhe vetëmohimit të tyre, ndërsa përgjegjësia jonë është ta forcojmë shtetin, ta mbrojmë atë dhe ta zhvillojmë me dinjitet.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve të Epopesë së Dukagjinit dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës./Arbresh.info
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan