Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka uruar mirëseardhje kampioneve olimpike, Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ato vulosën suksesin madhështor të Majlind Kelmendit.
Postimi i plotë:
Mirë se vini KAMPIONE OLIMPIKE!
Kosova sonte është në festën e madhe të triumfit historik në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Të praruarat Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, në garën më të fortë në botë, vulosën suksesin madhështor të Majlinda Kelmendit në Rio 2016, duke lartesuar edhe më tej sportin e xhudos, kombin dhe shtetin e Kosovës.
Nga dy Olimpiada, vashat tona, me trajnerin Driton Kuka, i sollën Kosovës tri medalje të arta. Sukses i jashtëzakonshëm, ëndërr e shumë shteteve të botës.
Përgëzime, mirënjohje dhe falënderime për tërë ekipin tonë olimpik, që na bëri krenarë me arritjet kolosale në Tokio./arbresh.info/
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...