Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Kosova nuk po e njeh vetë shtetin e saj duke u pajtuar që të përfaqësohet me fusnotë.
Këtë deklaratë, Konjufca e bëri gjatë seancës së sotme të Kuvendit kur në rend të ditës është ratifikimi i marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, shkruan arbresh.info.
Opozita është duke e kundërshtuar këtë marrëveshje pasi ajo është nënshkruar me fusnotë për Kosovën.
“Ne po kërkojmë me njoft vetëveten. Kosova duhet të jetë shteti i 114 që e njeh shtetin e Kosovës. Kjo i bjen se ne së brendshmi nuk e njohim fusnotën. Fusnota mund të jetë për bashkësinë ndërkombëtare dhe për Serbinë por Kosova nuk e njeh vetëveten duke ia vendosur fusnotën vetëvetes”, është shprehur Konjufca./Arbresh.info.
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë