Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti. Këtë ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Zgjedhjet e parakohshme, ai i lidhi me zhvillimet që priten të ndodhin në Kosovë ndërsa më herët zyrtare të Vetvendosjes kanë nxjerrë të dhëna sondazhesh që sipas tyre i japin sërish një fitore të madhe.
Në një intervistë në Klan Kosova Konjufca tha nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme.
“Është mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Mua më duket që mandati, nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund, kush jam unë t’iu përzihem. Mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë”.
“Do të dëshiroja më tepër, është alternativa që e mendoj, që do të ishte shumë më e dëshirueshme… këtë nuk e kam për Lëvizjen vetëvendosje, e kam për Kosovën, do të ishte më e shëndetshme që legjitimiteti i pushtetit të ri të përballet me ato sfida, e jo ato sfida të orientojnë karakterin e legjitimitetit”, ka deklaruar ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...