Kryeparlamentari Glauk Konjufca në ditë e pavarësisë së Kosovë tha se kjo ditë tregon dhe mëshiron të gjitha përpjekjet dhe të gjithë sakrificën e gjeneratave për lirinë tonë politike, shkruan arbresh.info.
“Sot është padyshim dita më e rëndësishme e Republikës tonë sepse është dita e pavarësisë. Kjo ditë mëshiron dhe sublimon të gjitha përpjekjet dhe të gjithë sakrificën e gjeneratave për lirinë tonë politike prandaj edhe vetë fakti që këtë ditë po e fillojmë me ngritjen e flamurit të shtetit tonë është një simbolik që tregon që shteti jonë do të qëndrojë lartë dhe i paepur për përgjithmonë”, tha Konjufca.
Tutje Konjufca urojë gjithë qytetarët e Kosovës në ditën më të rëndësishme të shtetit tonë.
“Përgjatë gjithë ditës do të shënojmë këtë ditë të rëndësishme për shtetit tonë me aktivitete të shumta ashtu siç e meriton kjo ditë e rëndësishme, andaj shfrytëzojë rastin që tua urojë gjithë qytetarëve tanë”, tha Konjufca./arbresh.info./
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë