Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes ka kërkuar sërish zëvendësimin e Aida Dërgutit nga pozita e nënkryetares, raporton arbresh.info.
Glauk Konjufca tha se sot do duhej të flitej për zëvendësimin e zonjës Dërguti e jo shkarkimi i saj.
“Sot do të duhej të diskutohej për zëvendësimin e Aida Dërgutit e jo të flitej ende për shkarkimin e saj. Pozita e nënkryetarit sipas rregullores i takon Lëvizjes Vetëvendosje. Jo ata që largohen nga partia edhe të marrin pozitën me vete”, ka thënë mes tjerash Konjufca.
Që nga ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo e fundit ka kërkuar shkarkimin e Aida Dërgutit, që tani i takon Partisë Socialdemokrate të Kosovës./Arbresh.info/
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo