Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së Presidentit duhet të zhvillohet me seriozitet institucional dhe në frymën e vërtetë të konsensusit, ashtu siç e kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
LDK thekson se takimet e deritanishme mes subjekteve politike kanë qenë konsultative, me synim gjetjen e një kandidati të përbashkët, por vlerëson se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk reflekton përpjekje serioze për ndërtimin e konsensusit.
Sipas saj, konsensusi nuk mund të trajtohet si garë politike ku njëra palë propozon emra dhe të tjerat thirren vetëm për t’i mbështetur.
Partia shpreh keqardhje që, sipas saj, kjo qasje po e çon vendin drejt kalimit të afateve kushtetuese dhe rrezikut për zgjedhje të reja, në vend të arritjes së stabilitetit institucional.
SHBA-ja konfirmon fundosjen e anijes iraniane, thotë se Tehe...
Vetëvendosje thërret konferencë për media në orën 19:35
Haxhiu: Kosova ka emra që mund të propozohen për President
PDK reagon pasi LVV e propozoi Konjufcën për president: Shum...
Haxhiu: Nuk thërras seancë për Presidentin pa qenë dy kandid...
Shkarkohet nga detyra e sekretarit të Kuvendit Arben Loshi