Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar lidhur me sulmin e Hamasit kundër Izraelit, ku mbetën të paktën 40 të vrarë dhe mbi 750 të plagosur.
Konjufca në platformën ”X”, ka thënë se qëndron në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese, përcjell Arbresh.info
Në emër të Kuvendit të Kosovës, Konjufca iu ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre.
“I tronditur thellë nga sulmet terroriste të mëngjesit të sotëm kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij gjatë kësaj kohe sfiduese. Në emër të Kuvendit të Kosovës shpreh ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar Konjufca./Arbresh.info
Deeply shocked by this morning’s terrorist attacks against Israel. We stand in solidarity w/ the state of Israel & its people during this challenging time.
On behalf of the Parliament of Kosova, I extend our heartfelt condolences to the families who lost their loved ones.— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) October 7, 2023
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...