Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim Drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore (ICRC), Martin Schüepp, me ç’rast diskutuan lidhur me angazhimet e kësaj organizate për sigurimin e të dhënave për personat e pagjetur dhe zbardhjen e fatit të tyre.
Kryekuvendari Konjufca, pasi vuri në pah se në dialogun e deritashëm me Serbinë nuk i është kushtuar vëmendje e duhur çështjes së të pagjeturve, ritheksoi zotimin e institucioneve të Kosovës për adresimin e kësaj plage të hapur të luftës si një ndër prioritetet parësore.
Ai tha se tendenca e shtetit serb, që kreu gjenocid në Kosovë, ishte që trupat të mos gjenden kurrë, duke shtuar se shumë prej varrezave masive gjithandej nëpër Serbi me trupat e shqiptarëve ende nuk janë zbuluar, sepse autoritetet shtetërore të Serbisë vazhdojnë t’i mbajnë ato të fshehura. Prandaj edhe kërkoi që sa më parë të hapen arkivat shtetërore të Serbisë.
Drejtori i ICRC-së dhe i pari i Kuvendit u pajtuan për shtimin e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe koordinimin e aktiviteteve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...