Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, bënë homazhe në nderim të grave të përdhunuara nga forcat pushtuese serbe gjatë luftës në Kosovë.
Pranë memorialit Heroinat, të dy kryetarët nderuan sakrificën e grave të Kosovës përballë brutalitetit dhe politikës gjenocidiale të aparatit shtetëror serb kundër popullatës pafajshme civile shqiptare në Kosovë.