Konjufca e konfirmon se Kurti i çoi ftesë veç LDK-së: Është njëfarë privilegji më t’u drejtu të parit

13:01 | 8 Prill 2025
A Z

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur sot në takim liderët e partive politike në vend.
Pas takimit me ta, Konjufca foli edhe për letrën që Kurti ia dërgoi kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për takim.

Ai tha se Kurti i ka dërguar ftesë vetëm Abdixhikut dhe shprehet se “është njëfarë privilegji më t’u drejtu të parit”.

“Sa i përket letrës, letra i është drejtuar nga ana e kryeministrit vetëm Lidhjes Demortike të Kosovës, kurse gjuhën që do të përdorim në raport me partitë e tjera do të jetë gjuhë e bashkëpunimit dhe partneritetit sepse ju mund të merrni me mend tensionet dhe polarizimet që ndodhin gjatë fushatës e që i kemi pas edhe gjatë legjislaturës së 8-të por të gjithë zgjohemi një mëngjes dhe shohim cili është rezultati i zgjedhjeve dhe kuptojmë se politika nuk ndërohet mbi urrejtjen dhe dashurinë sepse është me e kuptu interesat e interesat që i përfaqsojmë s’janë tonat personale, por të Republikës së Kosovës”, tha ai.

“E kur jemi te interesat e shtetit, të Republikës s’ka asnjë prej shprehjeve që i përdore ti, por është vetëm bashkëpunimi dhe përpjkaj për ta quar Kosovën përpara së bashku sepse vec e vec nuk kemui mundësi e demokracia e kërkon këtë që duke u bërë bashkë të lidhen forcat e të vihet deri tek një doktrinë e përbashkët e përfaqësimit.
Shprehje kemi dëgjuar shumë të rënda në fushatë e kemi dëgjuar edhe nga opozita në Kuvendin e Kosovës ku më janë drejtuar me llojlloj shprehje por mua s’më ka mbetur hatri dhe ia zgjati dorën e bashkëpunimit secilti me të cilin pajtohem që mund të bëjmë diçka bashkë për Kosovën”, u shpreh Konjufca.

 

Shpërndaje në rrjete sociale