Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku dhe xhudisten Distria Krasniqin për fitoret e tyre që patën dje dhe sot në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Përmes një postimi në Facebook, ai i ka falënderuar ato për emocionet që dhanë.
“Juve dhe të gjithë sportistëve ju uroj sa më shumë suksese dhe medalje!”
“Jemi krenarë me ju dhe jam i bindur se të gjithë do të jepni gjithçka nga talenti juaj duke e ngritur lart emrin e Kosovës”, ka thënë Konjufca.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...