Kandidati për deputet në radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në Interaktiv të KTV-së ka thënë se partia që ai përfaqëson është shpresa e vetme e popullit për ndryshim.
Ai ka thënë se Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma u tregua joparimor duke hyrë në koalicion me PDK-në, derisa për LDK-në ka thënë se, “çkapja e shtetit nga PDK-ja është jo më pak se çkapje nga LDK-ja”.
“Nuk jemi të vetmuar, por jemi të vetmit në shpresën e popullit për ndryshime. Këto koalicione kishin vendosur deklarata shumë pompoze. Më 10 maj Haradinaj kishte thënë se asnjëherë nuk do të hynte me PDK-në. Dhe këtë e jepte si diçka parimore, por në momentin që iu dha posti i kryeministrit atëherë ai i ndryshoi parimet. Këto janë koalicione të interesit. LDK-ja u mundua që ta vendoste Lëvizjen tonë fajtore për ndryshimet që nuk po vijnë. Në takim me LDK ishin Kujtim Shala e Gazmend Muhaxheri. E gjitha që kërkuan nga ne ishte të kishim mirëkuptim në fushatë. Çkapja nga shteti e PDK-së është jo më pak se çkapja nga LDK-ja”, ka thënë ai duke sqaruar vendimin e VV-së që të hyjë e vetme në zgjedhje.
Anëtari tjetër i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, ka folur edhe për sondazhet e fundit. Ai ka thënë se Vetëvendosje pret dyfishim të votave.
Kryeredaktori i gazetës Koha Ditore, Agron Bajrami, thotë se vendimi i VV-së që të mos hyjë në asnjë koalicion parazgjedhor e bën atë përfituesen e vetme në Kuvend.
“Vendimi i gjykatës kushtetuese në vitin 2014 ka kushtëzuar koalicione të tilla, që të synohet të dalin të parat në zgjedhje. Qëllimi është të arrihet maksimumi i votave për të pasur të drejtën për të bërë qeverinë, jo qëllim koncepti. Vetëvendosje do të jetë përfituese sepse do të jetë qartë e identifikuar në Kuvend sepse dihet se çka ka fituar, për dallim nga koalicionet që nuk do të dinë nga sa kanë fituar secila parti brenda koalicionit”, ka thënë ai.
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë