Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bëri sot homazhe dhe vendosi lule te lapidari i të rënëve dhe martirëve në lagjen “Dardania” të Pejës, në 25-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat pushtuese serbe mbi popullatën civile shqiptare.
Në bashkëbisedim me familjarë dhe të pranishëm, Kryetari Konjufca u shpreh se sakrifica ndër vite e popullit ton për çlirim dhe liri, u jetësua. I pari i Kuvendit tha se është detyrë e jona që historinë dhe të kaluarën tonë, aspak të lehtë t’ua mësojmë gjeneratave të reja./Arbresh.info



Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situa...
Kusari-Lila takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovë...
Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në hist...
Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e k...
“Mbyllja e TikTok, kufizim i lirisë së shprehjes dhe shtypit...
FIFA ul buxhetin për Botërorin 2026 me mbi 100 milionë dolla...