Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Qerkini, për vdekjen e familjarit dhe veprimtarit në çështjen e të zhdukurve gjatë periudhës së luftës, Bajram Qerkini.
Konjufca tha se Qerkini ishte një veprimtar me kontribut shumë të madh në çështjen e të zhdukurve gjatë periudhës së luftës, shkruan Arbresh.info.
“E nderuar familje Qerkini,
Me dhimbje mësuam se Bajram Qerkini, udhëheqësi i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur ndërroi jetë.
Ai ishte një veprimtar me kontribut shumë të madh në çështjen e të zhdukurve gjatë periudhës së luftës. Si baba i një biri të zhdukur me dhunë nga Serbia, ai dhimbjen e bëri vullnet për t’u angazhuar e për të punuar deri në fund në përpjekjen për të zbardhur fatin e atyre që u zhdukën nga aparati kriminal i Serbisë.
Bajram Qerkini ishte zë i dinjtetit, një figurë që mishëronte dhimbjen tonë të bërë forcë dhe përpjekje të pandalshme.
Ngushëllime të sinqerta për ju e nderuar familje, që humbët të dashurin tuaj, por edhe gjithë Kosovës që humbi një njeri të pathyeshëm, puna e të cilit do të vazhdojë në gjurmët që ai i la pas!
U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e kryetarit Glauk Konjufca./Arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë