Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në takimin latumirës të ambasadorit të deritashëm të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në fjalën e tij përshëndetëse Konjufca, duke vlerësuar lart kontributin e gjatë dhe rolin e ambasadorit Minxhozi në përfaqësimin e interesit kombëtar, theksoi se raportet Kosovë-Shqipëri janë përtej atyre diplomatike, përkatësisht, më shumë raporte të brendshme se sa të jashtme, përcjell Arbresh.info.
“Veprimtaria diplomatike e ambasadorit Minxhozi në Kosovë do të shenjohet jo vetëm nga kuadri formal i përfaqësimit të qëndrimeve zyrtare të Republikës së Shqipërisë, por edhe nga angazhimi personal prej diplomati që Shqipërinë e do prezente edhe në shoqërinë kosovare e në jetën e njerëzve të thjeshtë”, theksoi Konjufca.
Tutje kryeparlamentari Konjufca shtoi se Ambasadori Minxhozi i ka dhënë mbështetje të madhe shtetit të Kosovës dhe është angazhuar për një dekadë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Shqipëri.
Sipas kreut të Kuvenndit shteti i Kosovës ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga Ambasada e Shqipërisë për aktivitetet kulturore dhe sfera tjera nga jeta shoqërore.
“Gjurmët e ambasadorit Minxhozi gjatë shërbimit të tij në Kosovë do t’i gjejmë kudo dhe gjithnjë në përafrimin sa më të madh të shoqërive e shteteve tona. Energjia e tij e pashtershme dhe puna e tij e palodhshme bëjnë që ambasadori Minxhozi të kujtohet e nderohet në Kosovë jo vetëm si ambasadori me shërbimin më të gjatë në kohë, por edhe si figura më e dashur, e mbase edhe diplomati më popullor i Shqipërisë në Kosovë”, tha në fjalën e tij Konjufca./Arbresh.info/


Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...