Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ngushëlluar familjen e Ali Lajçit për vdekjen e tij.
Ai është shprehur i pikëlluar me vdekjen e Lajçit duke thënë se ai do u mungojë të gjithëve, shkruan Arbresh.info.
“Me shumë pikëllim e mora lajmin se ka ndërruar jetë ish deputeti, veprimtari e patrioti ynë, Ali Lajçi. Ai do të na mungojë të gjithëve, duke na lënë pas veprimtarinë e tij të gjerë e të shënuar me kontributin e jashtëzakonshëm nëpër dekada.”, ka shkruar ai.
Konjufca ndër të tjera tha se Ali Lajçi Lajçi gjithmonë e përfaqësoi dhe e mbrojti interesin dhe përparimin e kombit e të shtetit tonë.
“I burgosur politik që prej se u radhit mes organizatorëve të demonstratave të ’81-shit, ai e vazhdoi aktivitetin e tij patriotik në çdo formë, ashtu siç e kërkonte secila etapë deri te çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Ai ishte edhe kryetar i komunës Komunës së Pejës dhe më pas deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ali Lajçi gjithmonë e përfaqësoi dhe e mbrojti interesin dhe përparimin e kombit e të shtetit tonë.”, u shpreh ai.
“Ngushëllime familjes, të gjithë atyre që e njohën, atyre që e patën mundësinë të ndajnë me të rrugëtimin e jetës dhe veprimtarinë e tij shembullore. Qoftë i paharruar përgjithmonë!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...
Gjobë 500 euro ndaj një qytetari për hedhje të paligjshme të...
Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit
Një zyrtar në Shkodër goditet me mjete të forta në kokë, pol...
Abdixhiku: Po të kishim ambicie për pozita do të kishim marr...
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...