Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kongresmenin Ritchie Torres do të vizitojë këtë javë Kosovën.
Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me Torres ka pasë një diskutim të hapur mbi zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon.
“Biseduam dhe për aspiratat e popullit të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së SHBA-ve në këtë rrugëtim. Si njohës i mirë i çështjes shqiptare dhe nevojave të Republikës sonë, Kongresmeni Torres ofroi mbështetje të parezervë. E falënderova për gjithë kontributin e dhënë në Kongres”.
“Në veçanti, populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës për angazhimin e pandalshëm të tij drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve dhe nevojës për vënie të drejtësisë nga lufta e fundit në vend”, ka shkruar ai. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër