Kongresmeni amerikan Mike Lawler, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk ndikojnë në formimin e qeverisë së Kosovës.
Ai theksoi se zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve duhet të respektohen.
“Gjatë zgjedhjeve, qëllimi është të pranohet rezultati dhe të punohet së bashku për të tejkaluar ndarjet. Çdo vend ka të drejtën të zgjedhë vetë qeverinë e tij, dhe SHBA nuk përcakton se kush duhet ta udhëheqë atë. Ne punojmë me cilindo që populli zgjedh,” tha Lawler në një intervistë për gazetarin Xhemajl Rexha në Interaktiv Talks.
Ai vlerësoi Kosovën si një partnere të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara dhe theksoi se prania ushtarake amerikane në vend është në linjë me interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së.
Duke komentuar qëndrimin e administratës Trump, Lawler theksoi se ambasadori Richard Grenell do të ketë një zë në proces, por figurat kryesore që do të luajnë rol vendimtar janë Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz.
Në fund, ai shprehu besimin se me përfundimin e luftës në Ukrainë do të ketë më shumë hapësirë për t’u përqendruar në stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Transferimi i parë që Mourinho dëshiron te Real Madridi