27 prilli në Kosovë shënon Ditën e të Zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, thotë se është krah popullit kosovar për të kërkuar drejtësi për të zhdukurit dhe familjet e tyre, shkruan arbresh.info.
“Më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur, që nderon të pagjeturit e Luftës së Kosovës. Jam me popullin e Kosovës në kërkesën për drejtësi për ata që humbën dhe familjet e tyre”, ka shkruar Torres në Twitter.

Torres ka qenë i zëshëm për të shtyrë përpara shumë çështje me interes të Kosovës. Ai u kishte dërguar një letër pesë shteteve anëtare të BE-së që s’e njohin Kosovën, ta ndryshojnë këtë qëndrim./arbresh.info/
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...