Dhoma e ulët e Kongresit do të votojë sot se a do të autorizohet nxjerrja para gjyqit e presidentes braziliane Dilma Rousseff. Trupat policore janë shtuar në qytetet e mëdha, me frikën se atmosfera e hidhur mund të nxisë dhunë.
Rousseff dhe aleatët e saj kanë lobuar intensivisht 11 orët e fundit për të parandaluar shkarkimin e presidentes të parë femër të vendit.
Opozita ka nevojë për 342 vota të Kongresit, ose dy të tretat, për të dërguar Rousseff në gjykim.
Rousseff akuzohet për manovrimin e paligjshëm të shifrave për të maskuar mungesat buxhetore të qeverisë gjatë vitit 2014. Gjithashtu, shumë brazilianë e konsiderojnë atë përgjegjëse për krizën më të keqe të vendit dhe për një skandal korrupsioni masiv me kompaninë shtetërore të naftës Petrobras.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë