Konflikti për tokë është motivi i vrasjes së 60 vjeçarit Shaip Rexhepi si dhe plagosja e dy të tjerëve F. R , 33 vjeç dhe Xh. R, 30 vjeç. Express mëson se njëri nga të plagosurit është djali i viktimës dhe se gjendja e tij shëndetësore momentalisht është e rëndë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:00 në fshatin Sharban të Prishtinës, ndërsa lidhur me rastin policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar.
Ndërkohë që dyshohet se ne këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i dyshuar që po kërkohet nga policia.
Ekipi i emergjencës ka dalur në vendin e ngjarjes, të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKU, ndërsa viktima shihet i shtrirë afër shtëpisë së tij.
Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në ...
Hoxha: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është domosd...
Konjufca: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në...
AKR-ja nuk garon në zgjedhjet e 7 qershorit
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...
Parashikimi i motit për nesër